Rrezikon të mbytet në det kompozitori Shpëtim Saraçi, bllokohet në një vorbullë në Hamallaj

Rrezikon të mbytet në det kompozitori Shpëtim Saraçi, bllokohet në një vorbullë në Hamallaj

August 19, 2021 0

Kompozitori i njohur shqiptar Shpëtim Saraçi ka rrezikuar të mbytet në det, gjatë ditës së sotme. Mësohet se në ndihmë të tij ka shkuar një nga vrojtuesit e plazhit dhe pas 20 minutash, Saraçi është nxjerr “shëndoshë e mirë” nga deti.

Kompozitori ishte bllokuar në det, në një gropë të krijuar nga vorbulla e ujit. Fatmirësisht, dy persona kanë kërkuar ndihmë për Shpëtim Saraçin duke sinjalizuar vrojtuesin e plazghit, i cili është futur menjëherë në ujë.

Njoftim – Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone.

Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme…

Me baywatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ismeti tregon, qe iu deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit.

Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape.

revista.one/