Rrrëzohet në skenë sopranoja Eva Golemi, dërgohet në spital, ja gjendja e saj

Rrrëzohet në skenë sopranoja Eva Golemi, dërgohet në spital, ja gjendja e saj

September 28, 2025 0

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas.

Sopranoja e njohur  Eva Golemi, është rrëzuar në skenën finale kur interpreton vdekjen e Violetës.

Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit që interpreton Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i Alfredos ka sjellë dyshime për gjendjen e sopranos.

Për shkak të rënies, Teatri i Operas ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.

“Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja më vonë, që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.

Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena për të mos krijuarë sforcim.

Për këtë arsye Golemi nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve rë shfaqjes së premierës.

Reagimi i TKOB:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.

TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.

Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.

https://vimeo.com/1122613120?share=copy

revista.one/