“Rrushja më ka larguar”, ja si përgjigjet Kristos konkurrentja e Për’puthen
April 22, 2022Takimi i Rrushes me Kriston ishte një takimi i cili solli shumë diskutime në studion e Për’puthen.
Takimet e Rrushes me disa nga djemtë sollën sqarime, të cilat kanë ndikuar në marrëdhënien e saj me Kriston.
Rrushja nuk ndihet mirë pasi Kristo është shumë i distancuar dhe krijon hapësira që djemtë e tjerë t’i afrohen.
Ajo mendon se xhelozia e Kristos është një nga gjërat që i frikësohet më shumë.
“Kam frikë nga Kristo sepse xhelozon. Momenti kur vjen Astriti largohesh. Kriso heq dorë direkt dhe tërhiqet”, u shpreh Rrushja.
Kristo nuk nguroi të japë mendimin e tij në lidhje me deklaratat e Rrushes, duke theksuar se ka qenë rrushja ajo që e ka larguar.
“Interesi nuk i ka munguar në asnjë moment Rrushes. Rrushja më ka larguar vetë”, tha Kristo.