Rudina Dembacaj “i zë vendin” Arbana Osmanit në ekran! Shkaku i përplasjes mes dy vajzave…
September 28, 2024Kur thuajse shtatori po përfundon, surprizat në ekran vijojnë ende. Të shumta kanë qenë lëvizjet këtë sezon, duke bërë që shumë personazh të njohur të rikthehen në ekran, e disa të tjerë të vijojnë të jenë larg tij. Këtë herë është momenti i Rudina Dembacajt që të rikthehet në postin e moderatores.
Aktorja do të jetë në sezonin e ri televiziv si moderatore në krah të Heidit Baci, tek emisioni “Goca dhe Gra”. Pas disa eksperiencave sporadike që ajo ka pasur si moderatore tashmë ajo do të jetë çdo javë në ekran, ku veç se do të moderojë, do të ndajë edhe copëza nga jeta e saj, tashmë si grua e martuar.
Kujtojmë se kjo hapësirë e re për Rudinën, gjendet pikërisht pas largimit të Arbana Osmanit nga ekrani. Kujtojmë se dy zonjat e televizionit nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë. Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.
Vite më parë, vetë Rudina ka deklaruar se kishte marrë pjesë në audicione për të moderuar edhe “Portokalli”, por në atë kohë ajo nuk e kishte fituar vendin. Tashmë që Arbana nuk është më pjesë e këtij ekrani, duket se është radha e Rudinës, që të provojë veten si mikpritëse e formatit. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision. Por si përfundim, ia ka dal që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në një ndër mikpritëset e formatit.
Nga ana tjetër ende në dyshim është edhe Arbana Osmani, e cila nëse rikthehet, nuk do të jetë këtë sezon. Moderatorja ka pasur shumë oferta, si nga televizionet këtu, ashtu edhe në Kosovë. Vetë Arbana ka zgjedhur që mos të flasë për të ardhmen në television, duke u mjaftuar vetëm me faktin se do të rikthehet.
revista.one/