Ukrainasi e ngacmoi, Florian Marku turret ta boksojë kundërshtarin në mes të konferencës (VIDEO)

Ukrainasi e ngacmoi, Florian Marku turret ta boksojë kundërshtarin në mes të konferencës (VIDEO)

September 23, 2021 0

Florian Marku nuk ka duruar dot gjatë konferencës për shtypin në prag të ndeshjes me Maxim Prodan, me të cilin do të ndeshet për titullin IBF International Welterweight.

Ngacmimit të ukrainasit, Marku i është përgjigjur menjëherë. “Ai thotë që kam gabuar që kam pranuar të ndeshem me të, por do t’ia shkatërroj fytyrën”, shprehet Marku.

“Ju vini nga një sport tjetër, do e shikoni çfarë është boksi”, kundërpërgjigjet Prodan, i cili në 20 ndeshje ka marrë 19 fitore dhe një barazim.

Boksieri shqiptar më pas e ka ftuar të ndeshet në konferencë dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që e kanë larguar atë për të shmangur një sherr.

“Do ta rrëzoj në tokë dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Po të dojë le të ndeshemi këtu. Le të ndeshemi këtu, fundërrinë.

Ai është askushi! Hajde përballemi këtu. Kujtoni se jam si të tjerët, por do e shohësh të shtunën në mbrëmje”, dëgjohet të thotë Marku i nevrikosur.

Florian Marku do të sfidojë të shtunën Maxim Prodan për brezin e kampionit në International Boxing Federation.

“Me ndihmën e Zotit do ta rrëzoj knock out dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Mund të luftojmë këtu nëse do. Le të duelojmë këtu. Hajde, luftojmë këtu. Mendon se jam se të tjerët, do ta shohësh të shtunën”, tha Marku ndërkohë që nuk i la pas ofendimet ndaj boksierit ukrainas.

“Në vendin tim do ta çoja për të më blerë patatina, ja çfarë lloj tipi është ai. Do t’ia tregoj të gjitha të shtunën. Nuk është ndeshur me asnjë si puna”, shtoi më tej Marku.

Sfida mes Markut dhe Prodan do të mbahet të shtunën në stadiumin e Tottenham, përballë dhjetëra mijë spektatorëve. revista.one/