“Sa shkoni! Rikthimi mrekulli…”,  fansat urojnë Sonin, pasi publikoi një foto me Flori Mumajesin

“Sa shkoni! Rikthimi mrekulli…”, fansat urojnë Sonin, pasi publikoi një foto me Flori Mumajesin

May 29, 2021 0

Ditën e sotme, pak orë para finales së “Kënga Magjike”, Soni ka ndarë në rrjete sociale disa foto me kolegët e saj, përfshirë edhe me Flori Mumajesin.

Bashkimi per te nxjerre bashje kengen “Versioni im” i habiti të gjithë, duke qenë se 10 vite më parë Soni dhe Flori ndanë rrugët e tyre pasi i dhanë fund lidhjes së dashurisë. Megjithatë raportet mes tyre janë rregulluar dhe njerëzit duket se po shpresojnë sërish për një rikthim. 

Ndjekësve të këngëtares iu ka bere pershtypje fotoja me Florin.

“Soni-Flori sa shkoni bashkë. Rikthimi edhe në dashuri do ish mrekulli! Zoti ju bekoftë”, komenton dikush.

“Suksese Soni… sa bukur dukeni të dy me Florin”

“Shkoni shumë të dy me Florin”

“O zot sa shkoni me Florin, kënaqësi t’ju shoh prapë bashkë” komenton nje tjeter.

Gjatë një interviste për emisionin “Abc e Pasdites”, dhënë disa ditë më parë, Soni tha se i ka ruajtur gjithmonë kontaktet me Florin dhe se ata kanë respekt për njëri-tjetrin.

Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”, ka sqaruar Soni.

revista.one/