“Sa të du”, Elvana sjell dashuri me Irkencin

“Sa të du”, Elvana sjell dashuri me Irkencin

August 5, 2025 0

Dy artistët e njohur, Elvana Gjata dhe Irkenc Hyka, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Sa të du” dhe është vizuelizuar edhe me videoklip.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Elvana dhe Irkenci, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë për të sjellë një produkt të ndjerë dhe autentik për publikun.

Irkenc hyka ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17- vjeçare. Ka kënduar edhe më herët si fëmijë nëpër festivalet e fëmijëve. Ka mbaruar “Liceun Artistik për kanto” në Tiranë dhe ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Është kompozitor i disa këngëve mjaft të njohura. Ka bashkëpunuar me këngëtarë të ndryshëm dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij.

revista.one/