“Sa t’kam dasht”, pas ribashkimit Stresi nxjerr klipin me protagoniste Keisin

“Sa t’kam dasht”, pas ribashkimit Stresi nxjerr klipin me protagoniste Keisin

May 12, 2025 0

Arkimed Lushaj – Stresi ka prezantuar së fundmi këngën e radhës të albumit të tij të ri. Dhe këtë projekt ia ka dedikuar ish-partneres së tij, Keisit, me të cilën edhe u ribashkua.

Ai ka përshkruar gjithë historinë e tyre të dashurisë me uljet dhe ngritjet, ku edhe shfaqet në videoklip.

Nën drejtimin e Danny Films, kjo këngë speciale tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.

Ndërkaq në rrjet pati shumë komente pozitive për ribashkimin e dyshes së famshme.

revista.one/