Sadina dhe Florjan Binaj mbushën 18 vjet bashkë, fjalët romantike që zgjodhi për të uruar bashkëshortin
April 7, 2022Florjan Binaj dhe Sadina kanë mbushur 18 vite martesë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, Krena, Glauk dhe Vjosa.Gjithnjë në dukje çifti ideal, Sadina ka zgjedhur sot ta urojë partnerin e saj me fjalët më të ëmbla.
“Sit sot 18 vite më parë u kapëm dorë për dore për të ecur në rrugën e jetës bashkë. Kemi kaluar ditë të bukura, të paharruara, momente të vështira, kemi qarëq e qeshur bashkë, në të mirë e në të keqe bashkë. Faleminderit që je kështu siç je, një njeri me zemër të madhe e të veçantë, një njeri me zemër qelibar! Faleminderit që çdo ditë të jetës time më fal dashuri, ngrohtësi! Faleminderit që më bën të lumtur dhe kur dua të qaj! Faleminderit që je mburoja jonë! Të duam pafund, Sadina, Krena, Glauk dhe Vjosa zë’ëmbla,” – shkroi ajo në Instagramin e saj bashkangjitur me një foto të gjithë familjes.
I njohur si sozia i Kryeministrit Edi Rama në “Portokalli”, do të ishte pikërisht shkolla e Liceut Artistik ku ai u diplomua për pikturë, ku do të njihte edhe partneren e tij prej 18 vitesh, Sadina Allën. Ajo në vitin 2007 u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”.
Ata janë prindër të tre fëmijëve. Binaj në një intervistë do të shprehej për lidhjen e tyre: “Nuk duhet unaza dhe gjunjëzimi për të kërkuar të kalosh jetën me dikë, duhet thjesht guxim, dëshirë dhe shumë dashuri! A i janë ulur në gjunjë baballarët tanë nënave tona? Kjo është një modë që hyri pas vitit ’90-të. Madje arsyeja pse shumë çifte ndahen është sepse duan më shumë gjestin e gjunjëzimit dhe unazën e shtrenjtë, sesa përgjegjësia që sjell ky vendim!” revista.one/