A janë ndarë? Sara deklaron se është beqare, Atdheu: Më le në baltë…
June 4, 2021Ditën e sotme, Sara bëri disa postime në Instagram, të cilat hapur tregonin se lidhja e saj me Atdheun ka marrë fund. Fillimisht ajo publikoi në Instagram një shprehje ku shkruhet “Mos i beso askujt” dhe e ka pasuar me figurën e një gjarpri. Më vonë Sara postoi një shprehje në të cilën shkruhej:
“Jam 106% beqare”.
Gjithashtu Sara vendosi të mos e ndjekë më Atdheun në Instagram, duke i vënë vulën ndarjes prej tij. Nga ana tjetër Atdheu nuk kishte bërë asnjë deklaratë, por përgjigja tij ndaj ish-partneres nuk vonoi.
Ai ka publikuar në Instagram një foto të tij të shkëputur nga “Për’puthen” dhe përkrah saj ka shkruar: “Thjesht buzëqesh”.
Më pas Atdheu ka publikuar një foto me nënën e tij dhe përmes saj i ka dhënë Sarës një mesazh shumë të qartë.
“E vetmja që nuk të lë në baltë kurrë. Mami”, shkruan ai.
Megjithatë mesa duket këto veprime të Sarës kanë qenë thjesht për vëmendje pasi i ftuar në “Shqipëria live”, Atdheu e nxori blof Sarën duke deklaruar se ata janë bashkë.
“Ne kemi përputhje reale, jo dosido. Mos dyshoni tek unë. Më në fund e kam gjetur veten”, tha Atdheu.
Kujtojmë se Sara dhe Atdheu dolën bashkë çift nga “Për’puthen”.
revista.one/