Sara e mori në Gjermani, mamaja e Ledrit hedh “kunja” për mungesën e Poit

Sara e mori në Gjermani, mamaja e Ledrit hedh “kunja” për mungesën e Poit

November 23, 2023 0

Flitet që Sara dhe Ledri s’janë më bashkë dhe këtë e ka konfirmuar me ngulm menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi. Pas ngjarjeve të shumta që ndodhën, Sara u largua me të bijën Poem Blu drejt Gjermanisë, duke iu bashkuar familjes së saj. Ndërkohë, Ledri nga ana tjetër vazhdon tour-et nëpër botë.

Mirëpo, prindërve të reperit që janë mësuar me praninë e të voglës, ka nisur t’i mungojë mbesa.

Vetë mamaja e Ledrit, Xheraldina, ka ndarë në InstaStory disa momente nga biseda videocall me Poin, ndërsa krahas shkrepjeve shkruan fjalë që duken si ‘kunja’ të hedhur për largimin e Sarës dhe të bijës.

Xheraldina vendos ‘citime’ të Poem Blu, sikur mbesa e saj shprehet se e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.

Sara dhe Ledri heshtin…

revista.one/