Sara, Egli apo Kiara? Zbulohet gara për drejtimin e “BBVA Fan Club”
December 12, 2025Në faqen zyrtare të Fan Club Big Brother Vip Albania 5, pas konfirmimit të Françeska Muratit si opinionistja e parë, ka shpërthyer kureshtja për emrin e prezantueses që do të drejtojë programin këtë sezon.
Produksioni ka publikuar një fotografi me disa iniciale, duke ndezur menjëherë debatin në rrjete sociale:
- S. Gj – për Sara Gjordenin
- E. T – për Egli Takon
- K. T – për Kiara Titon
- O. N – për Ori Nebijaj
- R. R – për Rozana Radin
… dhe një sërë emrash të tjerë që e bëjnë lojën edhe më intriguese.

Megjithatë, pavarësisht listës së gjerë, një pjesë e madhe e publikut është e bindur se drejtimi i këtij edicioni do t’i besohet Egli Tako-s, e cila sapo ka mbyllur me sukses sezonin e parë të “Yes Day”. Emri i saj qarkullon fuqishëm, sidomos për shkak të prezencës së qëndrueshme televizive përgjatë muajve të fundit.
Nga ana tjetër, ekziston edhe një dyshim i fortë se Kiara Tito mund të rikthehet si moderatore e Fan Club, pikërisht në momentin kur ajo po përmbyll këtë javë sezonin e “Portokalli”. Për publikun, ky është një “sinjal” që nuk duhet nënvlerësuar.
Një detaj që ka shtuar më shumë mister është deklarata e Françeskës, e cila la të kuptohet se moderatorja është “një vajzë që njeh shumë botën e modës”. Kjo përshkrim i shkon natyrshëm Kiarës, duke e rikthyer atë në qendër të spekulimeve.
revista.one/


