Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes në Siçili, i pranishëm edhe Erik Fullani

Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes në Siçili, i pranishëm edhe Erik Fullani

June 19, 2025 0

Influencuesja e njohur, Sara Hoxha, po feston ditëlindjen e saj të 33-të me një udhëtim të veçantë në Sicili, duke e kthyer këtë përvjetor në një përjetim të paharrueshëm.

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe praninë aktive në rrjete sociale, Sara ka ndarë me ndjekësit momente nga festa, ku spikasnin ambientet elegante, veshjet me shije dhe një atmosferë intime, por plot gjallëri.

Pjesë e festës duket se ka qenë edhe Erik Fullani, i cili prej kohësh përflitet si partneri i Sarës.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një konfirmim publik për lidhjen, pranitë e tyre të shpeshta së bashku dhe disa detaje të përbashkëta në postime kanë nxitur dyshimet dhe kuriozitetin e ndjekësve.

Hoxha, përveçse një figurë mjaft e ndjekur në fushën e modës dhe stilit të jetesës, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Me një kombinim të elegancës, udhëtimeve dhe jetës personale që ngjall interes, Sara vazhdon të mbajë statusin e saj si një nga figurat më të spikatura të rrjeteve sociale.

E njëjta ka disa vite që është ndarë nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë

revista.one/