Sara Karaj eliminohet, publiku duhet largojë Riken ose Eglën
March 17, 2024Sara Karaj është banorja e eliminuar mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP.
Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska.
Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë.
Sara Karaj nuk ka as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.
Kështu ajo ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi.
Ky zarf u hap gjatë prime-t të mbrëmshëm, ku Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën.
“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.
Për publikun është i hapur votimi për banoren që duan të largojnë.
revista.one/