S’e këndoi këngën siç donin ata, fansat i marrin jetën këngëtarit turk
October 5, 2022Onur Şener, një muzikant turk, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, si pasojë e një sherri në ambjentet e një lokali ku ai po performonte.
Ngjarja ndodhi në në lagjen Çankaya të Ankarasë, ku 3 persona debatuan me Onur Şener, pasi ai këndoi këngën që ata kërkuan në një stil tjetër. Mediat turke raportojnë se sulmuesit, të cilët ishin në ambientet e argëtimit me dy shoqet e tyre, plagosën Onur Şenerin me shishe pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes. Şener vdiq më pas në spitalin ku u dërgua.
Sipas mediave turke, pasi Onur Şener e këndoi këngën në stil karaoke, njëri nga personat që e bëri kërkesën këmbënguli që ai ta këndonte këngën ashtu siç donte ai pa bërë karaoke. Më pas, Şener i tha atij të mos ndërhynte në punën e tij.
Pas këtij dialogu, tre anëtarë të grupit filluan të debatojnë verbalisht me muzikantin dhe diskutimi u shndërrua në sherr. Rreth orëve të mbylljes së ambientit të argëtimit, i njëjti grup prej 3 personash sulmoi Onur Şener, i cili po largohej nga vendi i punës për të shkuar në shtëpi. Ata e goditën Şenerin me shishe qelqi në duar, duke e plagosur rëndë me cop qelqi në fyt dhe fytyrë.
Onur Şener, ka lindur në vitin 1977. Ai vazhdoi karrierën e tij në muzikë, duke publikuar “O Ses Türkiye” dhe “Acun Ilıcalı” në 2013. Raportohet se muzikanti i ri është i martuar dhe ka një vajzë.