“Selin ka shumë përfitime nga Miri”, bashkëshortja komenton raportin e tij me banoren e Big Brother

“Selin ka shumë përfitime nga Miri”, bashkëshortja komenton raportin e tij me banoren e Big Brother

February 4, 2026 0

Mbremjen e sotme, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë për Top Albania Radio. Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera. Lidhur me surprizën e veçantë, që Artisja vajza e tyre i bëri Mirit, Rabea u shpreh:

Ajo ka dhënë përgjigjet që kishte në zemër. Doja të thoja edhe Selin, edhe Stelina, të dyja i kishte shumë qejf më tha. Ajo ka folur si një fëmijë i pafajshëm, atë që kishte në zemër. Pas takimit, ajo ishte e lumtur që takoi të atin më në fund. Por ishte edhe e mërzitur, sepse Miri ngeli ende brenda në shtëpi. Kur doli, ajo ka qarë shumë, e kisha shumë të vështirë ta qetësoja.

Dashuri ka me mua, me gocën me familjen e tij. Ai është xheloz vetëm për gjërat që ka përzemër, e ka për të mirë xhelozinë.

Po ashtu, ajo ka treguar edhe historine e njohjes me Mirin.

RabeaE kam mësuar shqipen vetë. E njoha Mirin dhe ne flisnim anglisht. Por ne kishim një lidhje serioze dhe për mua kur ke një bashkëshort nga një shtet tjetër për mua është më se normale. Kisha edhe pak turp se mos bëj gabime.

Elona: A ishte dashuri me shikim të parë?

RabeaPo, mund ta them. Unë jetoja dhe punoja në Gjermani, ku kisha një koleg dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Ai u martua me një shqiptare dhe më ftoi në dasmën e tyre dhe atje e pashë. Aty pyeta kush është ky, se është shumë i bukur. Kushërira e tij na prezantoi.

Miri më tha se ishte këngëtar, por unë s’e njihja. Më tha të futem në YouTube dhe të kërkoj “West Side Family”. Kështu ishte dashuri me shikim të parë. Kënga e preferuar nga “West Side Family” është “Jehona”. Është shumë e bukur, ishte një nga këngët e para të Mirit që kam dëgjuar, ka një vend të veçantë në zemrën time.

 Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera.

Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim te ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop.

Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë.

revista.one/