Semi i paska marrë më parë Borës një ish-të dashur! A mund t’i ndodhë kështu, edhe me Donaldin?
October 22, 2021Treshja Donaldi, Semi dhe moderatorja Bora Zemani po tërheqin vëmendjen në diskutimet mbi Big Brother VIP.
Këngëtarja Semi Jaupaj së fundmi ka mbrojtur me “mish e me shpirt” lidhjen e Borës dhe Donaldit dhe është shprehur në shtëpinë e Big Brother se “ata vedesin për njeri-tjetrin”, ndërkohë që Donaldi është emocionuar dhe ka shfaqur ende ndjenja për moderatoren. Por ka një detaj nga e kaluara e dy vajzave që e bën intriguese zhvillimin e lidhjes së tyre.
Në “Fan Club”, opinionistja e këtij programi, Iva Tiço ka thënë se personalisht për të, gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh.
Iva ka sjellë gjithashtu një detaj që publiku nuk e dinte, që Semi Jaupaj është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Bora Zemanit.
“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time.”
Kjo histori mbetët akoma vetëm në djeninë e Ivës, por gjithsesi të shtyn të mendosh se Semi mund ta tërheqë Donaldin në krahët e saj më vonë, gjatë mbijetesës në Big Brother. revista.one/