Seriali, Romir Zalla i dashuri i gazetares investigative, flet për skenat intime me Ema Andrean

Seriali, Romir Zalla i dashuri i gazetares investigative, flet për skenat intime me Ema Andrean

July 28, 2021 0

“Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”. kështu u shpjegua aktori Romir Zalla së fundmi mbi flimin “Katrori i pushtetit?” që po xhirohet.

Aktori Romir Zalla ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pushime On Top”, në të cilin foli për serialin e tij më të ri, që ka hapur shumë debate pa u publikuar ende. Në njërën prej skenave Zalla shfaqet në momente intime me aktoren Ema Andrea.

Zalla ka zbuluar se në këtë film, ai vjen si i dashuri i Emës, e cila është një gazetare investigative.

Ai ka thënë se do të ketë pafund skena intime mes tij dhe aktores.

“Në fakt unë me Emën kemi pasur edhe bas

hkëpunime të tjera në filma të shkurtër, por shumë pak. Por kaq afër sa kësaj radhe unë dhe Ema nuk kemi qenë dhe nuk besoj se do jemi.  Unë jam i dashuri i Emës në serial. Skena intime do të ketë pafund. 

Prandaj e bëmë edhe vaksinën bashkë që të jemi të dy të mbrojtur dhe të mbrojmë dhe publikun”, ka thënë Romir Zalla me shaka.

Ende nuk dihet nëse vërtetë ky serial do të ketë skena intime, por kjo mbetet për t’u parë në momentin kur do të transmetohet produkti final.

Gjithashtu Romiri foli edhe për “Portokallinë” ku u rikthye pas 5 vitesh mungesë. 

“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike. Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë. Është një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi i trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.

revista.one/