Sherr mes Trashit dhe Fernandos në Vlorë, gjyqtari i katërt futet menjëherë në fushë
September 28, 2025Sfida mes Flamurtarit dhe Egnatias ka prodhuar prodhuar mjaft tension në pjesën e parë. Një episod u regjistrua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ndërsa protagonistë u bënë Lorenc Trashi dhe Fernando Medeiros.
Rasti mes dy lojtarëve u regjistrua gjatë aksionit që vazhdonte, ndërsa Juxhin Xhaja si gjyqtar i katërt ndërhyri duke u futur menjëherë në fushë. Jorgji më pas qetësoi situatën.
Episodi në fjalë u regjistrua pasi Egnatia kishte gjetur avantazhit. Rrogozhinasit e mbyllën në avantazh të një goli pjesën e parë, falë penalltisë së realizuar nga Albanese.
Episodi me Fernandon dhe Trashin: (VIDEO)
revista.one/