Sherr para finales/ Efi përplaset keq me Kiarën, Luizit i ofendon nënën
April 19, 2023Prime i mbrëmjes së kaluar në Big Brother Vip duket se ka thelluar gjithnjë e më tepër përçarjen mes Efit dhe Luizit. Në një moment, në dhomën e rrëfimit Efi ajo e ka quajtur Luizin mashtrues, madje edhe ka ofenduar edhe nënën e tij.
“Ik pirdhu ti dhe ajo që të ka bërë”, ishte një tjetër frazë e përdorur nga Efi.
Kjo nuk i ka pëlqyer fare Luizit, i cili e pyeti Efin se çfarë i bëri nëna e tij.
Luizi tha se ato që i kishte, ia ka thënë asaj në fytyrë. Në anën tjetër, Efi u shpreh se janë shumë të shëmtuara ato që u transmetuan.
Sipas Luizit, Efi u viktimizua para banorëve, ndaj u zgjodh si e preferuara e publikut.
Debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar edhe mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.
Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj.
Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.
Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo.
Pjesë nga debati:
Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara
Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes
Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë.
Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë
Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.
Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën
Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy
Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.