Sherri i Deas me Luizin: “Si guxon të vësh në diskutim moralin tim?”

Sherri i Deas me Luizin: “Si guxon të vësh në diskutim moralin tim?”

March 1, 2023 0

Afrimiteti i Deas me Shpatit, u pasua nga reagime dhe komente të shumta nga Luizi. Ky i fundit thuajse në çdo moment, përfshihej në bisedat apo gjestet që ata bënin me njëri-tjetrin.

Luiz: Kur erdhi Shpati, pash reagimin e Deas dhe Nitës. Kur ata po hanin darkë, i thash Deas që ajo po e sheh Shpatin sikur je magjepsur pas tij. Dea po qeshte dhe Shpati e mori si humor. Pas 24 orësh, kjo i tha Shpatit se do bëntë palestër. Çfarë palestre bëri kjo, thjesht i hipi mbi shpinë Shpatit. Ajo nuk ështe Dea që njoh unë në këto 66 ditë. Unë i thash Deas se ajo ka qarë për Amosin, pasi u prekte kur ja përmendnim.

Kiara: Ka qenë një moment pas “Prime”, kur Dea qau dhe ajo i tha Armaldos që ka diçka që është lëën pezull dhe do e flasim jashtë.

Dea: Po thua diçka që unë nuk e kam thënë.

Kiara: Të lutem Dea, është diçka që e ke thënë ti.

Luiz: Për sa kohë shoh diçka false dhe e nxituar e them. E nxitur është që kjo brenda 24 orëve u afrua me Shpatin. Unë  nuk kam asgjë personale me të, por nuk është Dea kjo. Është e sforcuar dhe po e bën për lojë. Thuajse të gjithë e miratuan këtë gjë dhe u habitëm.

Dea: E para nuk kam lënë asgjë pezull me Amosin.

Luiz: Unë e pyeta kë do zgjidhte mes Amosit dhe Shpatit, ajo nuk u përgjigj.

Dea: Ku do të dalësh ti me këtë, nuk dua të përgjigjem ty. Unë afrimitetin me Shpatin e nisa si shaka edhe pjesën e dushit dhe atë të palestrës. Mua më habitit Luizi, pasi nga një moment që po qeshte, kaloi në seriozitet duke thënë, “Po bën lojë, është punëtore” ,etj. Faji yt është fakti që edhe sikur unë të kisha një karakter të tillë, si guxon ti të vësh në diskutim moralin dhe dinjitetin tim?

Luiz: Kush moj?

Dea: Ti pra. 

Luiz: ishte mbrëmë këtu jashtë dhe e pyta, “Çfarë po bën me Shpatin”?. Ajo më tha që është e gjitha shaka, dhe unë i thash të kërkoj ndjesë.

Dea: Nëse nuk do ishte shaka, do mendoje se jam vajzë pa karakter?

Luiz: Nuk e kam thënë këtë.

Arbër: Ajo që më vrau veshin ishte komenti i Deas kur i tha Luizit, “Dështak”, “Provincial”…

Dea: Po, ke të drejtë.

Luiz: Kur ngarkohem unë, pse e bëni dramë dhe kur ngarkohesh ti, thua që nuk ke qenë mirë.

Me ato që ke bërë, jë pa karakter. Në momentin që më thua që po e bën për humor, un të them të kërkoj ndjesë.

Dea: Unë kërkova ndjesë te dhoma e rrëfimit, pasi fola pa u menduar. “Provincial” mbase është fjala e gabuar,  por ai ka një mentalitet të prapmbetur.

Zhaklin: Mund ta ketë bërë për lojë flirtin me Shpatin. Nuk më duket më e tmerrshme kjo situatë, nga të gjitha ata që kanë ndodhur. Kur thua vajzat dhe djemtë nuk janë të njëjtë, mua kjo më shqetëson, pasi jam feminist.

Luiz: Kur e kam thënë? Unë thash vajzat dhe djemtë nuk kanë reagime të njëjta. Vajzat janë më të kontrolluara. Unë po flisja për masën.

Zhaklin: Ti nuk je pjesë e masës, je pjesë e elitës. Je këngëtar Luiz. Je në programin më të ndjekur.

Luiz: Nga këto 10 milionë që po them, është kjo masa, për këtë që po them unë. Dean që e kam pas këtu dhe e njoh mirë se si është, di ta bëj edhe me nerva dhe kam të drejtën ta ngacmoj, por jot a ofendoj. Nuk e gjykoj se çfarë do bëjë me historinë e saj lidhur me Shpatin.

Zhaklin: Kur thua, “Kjo vajza ka hipur lart atij” duket shumë keq Luiz. A ka mundësi të vendosni pak barazi aty? Nuk ka asnjë problem nëse një vajzë flirton me dy djem.

Luiz: A ka ndonjë problem që unë ia vë në dukje?

Zhaklin: Jo.

Luiz: Epo, jemi në rregull pra.