Sherri midis Noizyt dhe Medi Isenit/ Si qëndron e verteta? I përfshirë edhe një tjetër reper
August 2, 2024Ditën e djeshme u raportua se reperi i njohur Noizy, u përfshi në një sherr me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni. Sipas medias së Kosovës, Sinjali, reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.
Në grupin e Noizyt duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi Stresi. Fillimisht erdhi një reagim nga Med Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noiyzt, ku u shpreh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it se:
“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda shikojeni vet! Isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me arm,”– shkruan ai.
Pas kësaj erdhi një reagim nga Stresi.
Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shëmtuar.
Reagimi i plotë i Stresit:
“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu.
Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar.Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë.
Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.”
Një reagim i dytë ka ardhur përsëri nga Medi i cili shfaq një pjesë së bisedës së tij të bërë me Stresin në What’s app:
“Bravo të qoftë ty Arkimed , ky ishte plani i tij nga fillimi deri në fund. Kjo video dhe kjo bisedë është masi e mbaruat koncertin duke më thirrur me stil ne backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.Pritja dhe pabesija ka vrarë burra mbi burra, nuk jam as i pari as i fundit,”-ka shkruar ai.
revista.one/