Sherri nisi me një një postim në Snapchat dhe përfundoi me plagosjen e nxënësit 17 vjeç në gjimnaz
December 13, 2024Një postim në rrjetin social Snapchat është bërë shkak për një konflikt i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm, mes dy nxënësve në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha’ të Cakranit në Fier. Ngjarja ndodh një muaj pas vrasjes po me thikë të 14 vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës, ‘Fan Noli”
Sot sherri mes dy adoleshentëve ka ndodhur në orën 08:30 në ambientet e oborrit të shkollës.
Sherri i nisur mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Snapchat ka degraduar mëngjesin e sotëm në oborrin e shkollës ky dy 17 vjeçarët janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas 17 vjeçari B.D, ka goditur me thikë biçak në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti është parë nga dy mësuese të cilat kanë qenë dëshmitare, ndërkohë që 17-vjeçari është shoqëruar në qendrën shëndetësore të Cakranit disa metra larg.
17-vjeçari ka marrë 4 plagë në trup.
Ndërkohë B.D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksa i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.
‘Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.’, njofton policia.
Shkolla ka edhe roje edhe oficer sigurie, ndërsa është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla në këtë shkollë. Në shkollën ku ndodhi ngjarja sapo kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë Fier.
Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.
Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm.
Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran , Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa dhe se ka marrë 4 plagë.
“E sollën këtu mësues dhe nxënësit, shokë e vet. Ishte me pak hemorragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemorragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”.
17-vjeçari, Y.X, tregon rrethanat e konflikt me moshatarin e tij në gjimnazin e Cakranit.
Ai shprehet më tej se ndihet i rrezikuar.
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi“, thotë 17-vjeçari.
14-vjeçari me pistoletë
Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe mësues kanë ndarë shqetësime dhe informacione me Policinë lidhur me sigurinë e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, duke ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Një rast konkret përfshinte një 14-vjeçar që mbante të fshehur një pistoletë me 130 fishekë në një motomjet pranë banesës. Policia e Vlorës ndërhyri falë bashkëpunimit me prindërit, psikologët dhe punonjësit socialë. Adoleshenti u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe hetimet vazhdojnë për identifikimin e personit që i dha armën.
Më pas e kanë marrë për të bërë video, të cilën e ka parë dhe ai, e më pas e kanë fshehur sërish.
Kjo ishte indicia që babai më pas shkoi në polici dhe u tregoi videon e djalit, nëse ishte pistoletë apo lodër.
‘Jam babai, kam ardhur për ti sjellë diçka pavarësisht se ai ka ushqime nga institucioni, marr shkas nga një video e parë mbrëmë në rrjete. Ka qarkulluar informacion sikur djali kishte qarkulluar në shkollën 9 vjeçare rilindja me një pistoletë. Ky është lajm i rremë. Informacionin policisë ja kam dhënë, pasi djali më tregoi një video që kishte bërë me disa shokë dhe u shqetësove. Kishte një problem në shkollë, një lojë në tik tok e marrin shokun e hedhin lart. Isha në mbledhje me drejtoreshën dhe mësuesin dhe shfaqa këtë shqetësim për videon e djalit, ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Këtë informacion ja dhashë unë policisë.
Babai i 14-vjeçari thotë se djali i tij nuk ka shkuar në shkollë me pistoletën, siç aludohej në rrjete sociale për një adoleshent me armë në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’.
‘Ne u takuam me punonjësit e policisë në Shkollë. Dhe pastaj duke dhënë informacion erdhëm në polici me telefonin, panë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. E kanë gjetur në një objekt të pabanuar 3 katësh, kanë vajtur me disa shokë e kanë gjetur, në një objekt të pabanuar kishin gjetur dhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë municione të tjera. Zënka në shkollë edhe ka pasur. Më tregoi një video dhe më tha është pistoletë lodër e kam blerë në dyqan. Shokët nuk janë shoqëruar për momentin.’
Policia nxit qytetarët dhe stafet pedagogjike të bashkëpunojnë dhe fton denoncimin e rasteve të paligjshmërisë me garancinë e anonimatit dhe reagimin e shpejtë. Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin për të rritur sigurinë në komunitet, me mbështetje nga Prokuroria e Vlorës.
revista.one/