Sherri për fërkim makine tek Qyteti Studenti, 2 të plagosurit: Po pinim kafe, ja kush na qëlloi
July 24, 2021Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme pranë Qytetit Studenti në Tiranë.
Disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.
Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre. Automjetet drejtoheshin nga autori i ngjarjes dhe një prej të rinjve..
Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri pistoletë nga Aldo Gjini.
Dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër.
Të plagosurit Altin Gjoka 32 vjeç i cili mori një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç i cili ka marrë një plumb afër gjoksit, janë jashtë rrezikut për jetën te Spitali i Traumës, dhe kanë mund të flasin. Ata janë shokë me njeri-tjetrin dhe banorë të zonës.
Në dëshminë e tyre të parë ata kanë thënë se ka pasur një konflikt, një sherr mes tyre dhe Aldo Gjinit, ndërsa ky i fundit ka shkrepur armën drejt tyre. Raportimet e para bënë me dije se inicialet e autorit të plagosjes ishin A.M., por dy të rinjtë kanë thënë se ai quhet Aldo Gjini.
Dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ në rrugë “Todi Shkurti” në kryeqytet dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër. Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua me një automjet me targa AA001RN.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
revista.one/