Sherri për një gërvishtje makine dhe hakmarrja mes dy familjeve/ Kush është Albi Bashaliu që u vra këtë mëngjes në Peqin
December 27, 2021Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të hënë në fshatin Gjoçaj të Peqinit rreth orës 08.39 të mëngjesit.
Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në rrugë Albi Bashaliu, banues në fshatin Gjoçaj.
Ai është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Ylber Xhahysën, për një konflikt të ndodhur pesë vite më parë, pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.
Për këtë arsye, pista kryesore në të cilën po heton policia është se ekzekutimi i 35-vjeçarit është vrasje për hakmarrje.
Vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.
Zona është rrethuar dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.
revista.one/