Shkëlqim Bega i bashkohet shtëpisë së Big Brother: Do doja që banorët të mos më bënin bllok
April 28, 2024Shkëlqim Bega është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme të “Big Brother VIP 3”.
Në një përzgjedhje rastësore mes mijërave personave që kishin aplikuar në linkun e publikuar vetëm pak ditë më parë, Çimi është shpallur fituesi. I pyetur se çfarë i bën përshtypje tani që është bërë pjesë e formatit, Çimi tha: “Vë re se gjithçka është më e madhe sesa duket në televizor. Ndjej një energji pozitive që nuk e mendoja se do ta gjeja te ju.”
Nga ana tjetër, Çimi ka shprehur dëshirën që banorët të mos i bëjnë bllok pasi parësorja për të, para fitores, është që ta shijojë si eksperiencë.
Ledioni: Çfarë u bëri përshtypje?
Erjola: Guximi që të vijë në këtë pikë të lojës, bravo.
Egla: Është impulsiv.
Romeo: Duket një djalë pozitiv.
Ledioni: Shkëlqimi, kafen e parë kishte qejf ta pinte me Eglën. A je dakord ti Egla?
Egla: Patjetër.
Ledioni: Atëherë që ta përshpejtojmë pak procesin, shko ta marrësh ti.
Egla: Ti jap një kafe apo?
Ledioni: Shih e bëj.
Egla ka dalë në oborr për të thirrur Shkëlqimin, dhe më pas e ka prezantuar me banorët. E pyetur se si ju duk Egla nga afër, Shkëlqimi tha se: “Shumë pozitive. Më pozitive live”.
Ledioni: Çfarë të bën përshtypje kur kur futesh aty brenda sesa kur e sheh emisionin nga jashtë?
Shkëlqimi: Vë re se gjithçka është më e madhe sesa duket në televizor. Ndjej një energji pozitive që nuk e mendoja se do ta gjeja te ju.
Juli: Ka kohë, sa të pish kafen e parë me Eglën do e shohësh.
Shkëlqimi: Ledion do të doja që banorët të mos më bënin bllok sepse duke qenë se kam ardhur për qejf, për të dhuruar pak pozitivitet.
Erjola: Me këtë që the nuk të bëjmë bllok, pa merak.
Ledioni: Pra ti Çimi nuk ke ardhur për të fituar? Ke ardhur për qejf sepse nëse e thua këtë nuk të bëjnë bllok ata pa merak.
Shkëlqimi: Asaj nuk i dihet, por unë nuk kam ardhur për t’u futur në lojën e dikujt.
Ledioni: E nuhas se mund të bëhesh shok i mirë me Meritonin dhe Romeon sepse ata sikur bëjnë stërvitje.
Shkëlqimi: Me Meritonin po, duke qenë se edhe ai është ish-sportist si puna ime.
Meritoni: Ka disiplinë boksi.
Egla: Unë mendoj se nuk do të bëhen shok.
Ledioni: Eglës do t’ja mësosh boksin?
Juli: Sa të mbarojë tëerk-un dhe flasim…
Egla: Jam pak e angazhuar për momentin, por do ta gjej kohën.
Shkëlqimi: Nesër pas kafes do të veshim dorezat.
Ledioni: Boksi bëhet me stomakun plotë apo bosh?
Shkëlqimi: Unë gjithmonë e kam bërë me stomakun bosh. Një kafe dhe…
revista.one/