Shkodra Elektronike: Dëgjuesit tanë janë më të rinj se ne

Shkodra Elektronike: Dëgjuesit tanë janë më të rinj se ne

May 27, 2025 0

Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna…

Si jeni takuar dhe jeni bërë bashkë?

Beatriçe: Ne jemi takuar në internet, Kola ka pasur një grup dhe i kam gjetuar disa video në YouTube. I kam dërguar një mesazh që ‘faleminderit për atë që po bën’. Ka qenë një surprizë e madhe për të zbuluar një artist shkodran alternativ. Ka qenë 2014-2015, kam qenë e re, nuk e kam menduar që Kola kishte qejf për t’u bërë një grup.

Kola: Është dashur kohë ta mendojmë projektin. Kisha disa kohë duke eksperimentuar, derisa kur më shkruajti Beatriçe. Më pëlqeu si këndonte, atituda e saj në skenë. Por në atë kohë nuk kisha diçka konkrete. Pasi mbarova turnetë me grupet e tjera, pastaj iu dedikova këtij projekti. Kemi bërë dy ditë prova bashkë dhe pastaj kemi filluar të bëjmë koncerte.

Kola: Nuk ka rëndësi për ne. I bëjmë gjërat si na duken bukur, si na pëlqejnë ne. Nëse njerëzve u duket autentike, na bëhet shumë qejfi. I qëndrojmë këtij autenticiteti, nuk dimë ta bëjmë ndryshe. Mbase dhe mund ta provojmë (qesh).

Beatriçe: Ai është koncepti i Shkodrës Elektronike. Ne na ka lidhur të dy një këngë, dashuria që kemi për këngët shkodrane e pastaj kemi zbuluar dhe këngë të tjera shqiptare. Kur kemi filluar, koncepti ka qenë që të rikthejmë këto këngë kaq të bukura, që nuk njihen shumë jashtë Shqipërisë. Pak njerëz i njohin këngët shkodrane. Pastaj kombinimi me muzikën elektronike, i tërheq njerëzve të rinj. Dëgjuesit janë dhe më të rinj se ne (qesh).

Kola: Kjo është Shkodra Elektronike!

revista.one/