Shoferi i dehur u merr jetën dy vëllezërve Ramazan dhe Agim Harapi

Shoferi i dehur u merr jetën dy vëllezërve Ramazan dhe Agim Harapi

November 8, 2025 0

Dy vëllezërit Ramazan Harapi dhe Agim Harapi humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas policisë, 66-vjeçari Ramazan Harapi po drejtonte automjetin, ndërsa 52-vjeçari Agim Harapi ishte pasagjer

Makina e tyre është përplasur me një automjet tjetër, të drejtuar nga 33-vjeçari A.Gj., i cili ndodhet tashmë në pranga. Testi i alkoolit ka treguar se 33-vjeçari ishte nën ndikimin e pijes dhe po lëvizte në korsinë e gabuar.

revista.one/