Shokët folën për keqtrajtimin e Diellzës, Gjesti reagon për ish-të dashurën e tij “D”

Shokët folën për keqtrajtimin e Diellzës, Gjesti reagon për ish-të dashurën e tij “D”

February 17, 2025 0

Gjesti ka folur këtë prime për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve. Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime të orta që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë.

Je i dashuruar me vajzën që fillon emri me D?

Gjesti: Jo… thjeshtë çfarë kam përjetu me atë vajzë nuk besoj se kam për të përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetu me të është diçka shumë e madhe dhe nuk kam harruar kurrë, unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë do e bëj. Kam rreth 7-8 muaj që jam ndarë. E kam pasur në mendje shumë në fillim. Tani më pak. 

Sa i përket letrës, ajo është një këngë… prej fillimi të karrierës kam qenë me të. Thjeshtë ndihem në borxh për atë femër se më ka mbajt jo vetëm mua me bukë, por dhe shokët e mi. Kam bashkëjetuar me të dhe çfarë ka bërë ajo me mua nuk e di nëse kam për t’ia kthyer ndonjëherë. Unë shprehem në këngë, ajo vajzë ka bërë për mua gjithçka dhe ndihem në borxh.

Nuk munda ta lexoj se isha shumë keq emocionalisht. Nuk ngurova prej letrës së Eglit, veç isha në kujtime dhe gjerat që kam përjetuar me të, ka qenë një lidhje e gjatë me të.

Ç’thonë shokët për raportin e Gjestit me Diellzën?

Producenti muzikor dhe ish-shoku i Gjestit, Alberati, ka reaguar pas deklaratave të fundit të DJ Gimbos në Fan Club.

Kjo pasi DJ tha se nuk beson që Gjesti të ketë ushtruar dhunë në Diellzën, pasi nuk kanë qenë asnjëri brenda me ta. Mes tjerash, Gimbo mohoi të gjitha gjërat që Alberati tha ditë më parë për Gjestin në një intervistë për Prive.

Alberati ka reaguar sërish në rrjete sociale duke i ftuar për një përballje sy me sy, për t’i zbuluar të vërtetat.

Më poshtë reagimin e plotë:

“Sa lart qenkeni ju që ju vjen kaq zor me pranu të vërtetën edhe me nxjerr një më fal nga goja? Dhe sa poshtë jam unë që ju ftoj të dalim sy me sy gjithë kohën.

Ti ke qenë prezent në rastin ku është shtruar dhunë mbi Diellzën bashkë edhe ishi jot. Gazetari ka të drejtë shumë pse se kam lajmëruar rastin? Në atë kohë për Gjestin edhe për ty kam qenë në gjendje të mbaja plumin edhe burgun.

E ke ulur kokën s’ke fol asnjë fjalë kam filluar të reagoj kam thënë se s’bëhen këto sjellje më keni thënë lëre mos ndërhy, të nesërmen më është thënë nga vetë Gjesti që të mos përzihem kurrë në lidhjen e tij, mes tij dhe Diellzës”.

Miku i Gjestit, DJ Gimbo, ka qenë i ftuar në ‘Fan Club’, teksa ka folur për të gjitha aludimet që kanë qarkulluar në kohët e fundit.

Ai ka folur për ish-partneren e këngëtarit pejan si dhe për raportet që kanë pasur. Ai gjithashtu ka komentuar aludimet që ka bërë ish-miku i banorit të Big Brother, Alberati.

Sa i përket asaj nëse ka ushtruar dhunë në të, Gimbo thekson se duhet të jesh brenda me ta, për të vërtetuar një gjë të tillë.

“S’kam mbajtur kontakte as në atë kohë. I kam shkëputur. Kanë pasur aludime njerëzit, kanë folur, kanë dhënë deklarata të rrejshme. Kanë folur gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk është mirë që një mashkull ose një femër me dhënë asi lloj deklarata për të”, u shpreh ai.

tha: “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Diellzën prej kohës kur ata janë ndarë. Pa marrë parasysh edhe pse është bërë një kohë që janë ndarë. I kam parë deklaratat e Alberatit. Te ne thonë, kur ta jep ai lart këta poshtë vetëm flasin. Dikush është shumë lartë, dikush shumë poshtë”.

Ndër tjerash shtoi: “Unë Diellzën e kam respektuar prej Gjestit, për Gjestin. Nuk e mohoj asnjëherë. Nuk mendoj që ka ndonjë lloj komenti, për me dit nëse ka ndodh kjo ish dasht me qenë brenda, unë nuk mund të di nga prapaskena. Secili çift ka mosmarrëveshje, ka ulje – ngritje”

revista.one/