Shpallet fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”

Shpallet fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”

July 27, 2025 0

Edicioni i gjashtë i spektaklit “She’s On Top” u mbyll me një natë finale plot shkëlqim dhe konkurrencë të fortë.

Vajzat finaliste dhanë maksimumin për të bindur jurinë dhe publikun, por në fund, kurora e më të mirës iu dha Rigelda Totraj.

Rigelda arriti të triumfojë në mesin e pesë finalisteve të përzgjedhura: Arta, Brisi, Antonela dhe Marigona, duke u dalluar për paraqitjen, përkushtimin, zhvillimin personal gjatë spektaklit dhe potencialin për të qenë një figurë e fortë në industrinë e modelingut.

Rigelda spikati si një konkurrente e qëndrueshme, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe një qëndrim të palëkundur ndaj sfidave.

revista.one/