Shpërthim në Spitalin e Tetovës, 14 të vdekur nga flakët

Shpërthim në Spitalin e Tetovës, 14 të vdekur nga flakët

September 8, 2021 0

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Spitalin e Tetovës, në orën 21.02.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se kanë humbur jetën 14 pacientë, ndërsa në spital kanë qenë të shtruar 26 pacientë të infektuar me covid. Ndërkohë, 12 të plagosur po trajtohen nga mjekët.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e cila me lot në sy përpara mediave u shpreh se dhimbja është shumë e madhe për ngjarjen e sotme, pavarësisht shkakut të saj.

Edhe ministri i Shëndetësisë, bëri një shkrim në Twitter duke njoftuar se është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa apeloi për qetësi tek qytetarët deri sa të dalë një informacion zyrtar.

revista.one/