Shpërthimi i vullkanit Etna: Kërpurdha e hirit ngrihet në një lartësi prej 8000 metrash

Shpërthimi i vullkanit Etna: Kërpurdha e hirit ngrihet në një lartësi prej 8000 metrash

February 11, 2022 0

Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpërtheu në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së enjtes, duke ndriçuar qiellin e natës.

Shpërthimi, i përqendruar në kraterin juglindor të vullkanit, në një lartësi prej rreth 2900 metrash, vendosi hi dhe re tymi në një lartësi prej 8000 metrash, njoftoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Nuk ka ende raportime nëse ka të lënduar apo dëme materiale, raporton reuters.

Kujtojmë se ky vullkan 3330 metra i lartë mund të shpërthejë deri në disa herë në vit, duke nxjerrë lavë dhe hi lart mbi ishullin mesdhetar të Sicilisë.

Ndryshe, shpërthimi më i madh i këtij vullkani ndodhi në vitin 1992.

revista.one/