Shqipëria dhe Kosova gati për Miss Universe 2025: Zgjidhen përfaqësueset për në Tajlandë

Shqipëria dhe Kosova gati për Miss Universe 2025: Zgjidhen përfaqësueset për në Tajlandë

June 30, 2025 0

Mbrëmë në Tiranë, Shqipëria dhe Kosova zgjodhën përfaqësueset e tyre për spektaklin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2025”.

Flavia Harizaj u kurorëzua si Miss Universe Albania, ndërsa Dorea Shala fitoi titullin Miss Universe Kosova, duke u bërë zyrtarisht ambasadoret e dy shteteve shqiptare në garën që këtë vit do të mbahet më 21 nëntor në Tajlandë.

Spektakli “Miss Universe Albania & Kosova 2025” u zhvillua me pjesëmarrjen e dhjetëra konkurrenteve dhe të ftuarve të njohur.

Përveç shpalljes së dy fitueseve, organizatorët bënë edhe një njoftim të rëndësishëm për të ardhmen e garës: duke filluar nga viti 2026, Miss Universe Kosova do të zhvillohet si konkurs i ndarë, me seli në Prishtinë.

Tani, Flavia Harizaj dhe Dorea Shala nisin një rrugëtim të ri drejt skenës botërore të Miss Universe, ku përveç bukurisë, do të kërkohet të përçojnë mesazhe për fuqizimin e gruas, përfaqësimin kulturor dhe vlerat që burojnë nga traditat shqiptare.

revista.one/