Shqipëria dhe Kosova i japin dy goditje boksi Serbisë pas incidentit në kufi

Shqipëria dhe Kosova i japin dy goditje boksi Serbisë pas incidentit në kufi

October 23, 2021 0

Në kufi u regjistrua një incident i turpshëm, ku autoritetet serbe nuk lejonin përfaqësuesen e boksit të Kosovës, të kalonte me stemat dhe logot në uniformat sportive.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili është shprehur:

‘’Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona. Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje’’.

Drejtuesit e skuadrës Dardane nuk e pranuan urdhëron për të hequr simbolet, teksa për ngjarjen informuan edhe Federatën Ndërkombëtare.

Në situatën e krijuar, edhe Shqipëria refuzoi të marrë pjesë në Botërorin e boksit amator, duke njoftuar se prezenca e kuqezinjve lidhet vetëm me pjesëmarrjen me të drejta të plota të Kosovës. Kjo u konfirmua nga trajneri Besim Brahimi, i cili falënderoi publikisht trajnerin e mirënjohur të Shqipërisë, Zef Gjoni.

’Të lumtë Prof. Zef Gjoni. Nëse Kosovën, Serbia nuk e lejoj me marr pjesë në botëror, dhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë duke tërhequr boksierët e vet’’, shkruan Brahimi në rrjetin social ’Facebook’’.

revista.one/