Shqipja e “Për’puthen +40”: Burri dhe kunati më rrinin, dhunë edhe nga partneri i dytë
May 31, 2021Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Shqipja ka rrëfyer sot për herë të parë historinë e saj të dhimbshme të divorcit nga ish-bashkëshorti. Mes lotësh ajo tregoi se kur është ndarë ishte nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali e se për të jeta ka qenë shumë e vështirë. Ajo tregoi se ka përjetuar dhunë të vazhdueshme jo vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga njerëz të tij të afërt.
“Kur jam divorcuar më ka rënë qielli mbi kokë. Kur e kujtoj, e di unë si e kam përjetuar. Isha me tre fëmijë, dy vajza dhe djalin më të vogël. Më ka ushtruar edhe dhunë pas lindjes së vajzës së parë. Ishte i dhunshëm dhe nuk e dija pse ishte. Që aty duhet të pritej shiriti, por unë isha fëmijë, pa mbush unë 16, ai pa mbushur 18. Pas gjyqit, më çuan tek prindërit e mi se nuk më qëllonte asnjë metër katror pronë. Më lejuan të mbanim vetëm djalin. Pas pak kohe, më vdiq edhe babai.
Kam jetuar me dhunë që pasi u bë vajza 1 vjeç, më ka gjuajtur im shoq. Më pas më ka gjuajtur dhe një person në familjen e tim shoqi. E kam dashur dhe më donte e nuk e mendoja që të shkoja në shtëpinë e prindërve. Këtë më thotë dhe im bir që më thotë pse vazhdove e bëre fëmijë të tjerë. Kam shkuar dhe në polici e kam raportuar për vëllain e tij dhe jam dhunuar sërish. Vjehrrit e mi kanë qenë të mrekullueshëm, ama vazhdoi keq keq keq sa… Kur vdiq im atë, më solli fletën për tu divorcuar”, tregoi Shqipja.
Gjithashtu ajo tregoi se me djalin e saj flet shumë rrallë, edhe pse jetojnë pranë njëri-tjetrit.
“Më pas kalova në një tjetër zotëri që rashë Snga shiu në breshër. Njëshi na doli… Me djalin flas me telefon, por ndonjëherë dhe jo. Ka filluar pak më rrallë më flet, ka qenë pa punë, tani ka filluar dhe punë. Për largësinë nuk e di. Nuk e kam gërmuar, është natyrë e qetë se është rritur me problemet e mia, ndonëse me partnerin e dytë që jetova, e kam marrë djalin me vete dhe i ka parë të gjitha. Edhe dhunën…”, rrëfeu konkurrentja e “Për’puthen +40”