Shqipja e “Për’puthen”: Nuk e kam gjetur akoma dashurinë!

Shqipja e “Për’puthen”: Nuk e kam gjetur akoma dashurinë!

May 18, 2021 0

Ish konkurrentja e “Per’puthen” Shqipja ka ironizuar manine per t’u futur ne muzike edhe kur nuk kane talent. Gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjekësit e ka pyetur cila është ëndrra e saj më e madhe?

“Të këndoj një këngë”, është përgjigjur Shqipja duke thumbuar hapur miqtë e saj të programit.

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të “Për’puthen” vendosën që famën e marrë nga emisioni ta përdornin për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore. Duke nisur nga Mevlani tek Juli, Melisa e rasti më i fundit Ana Lleshi, shumë prej tyre kanë provuar të bëjnë nga një këngë e më tepër.

Ndër të tjera Shqipja ka treguar se nuk e ka gjetur ende dashurinë, ndonëse ka kohë që ka dalë nga emisioni.

“A e ke gjetur dashurinë?”, e ka pyetur dikush.

“Jo, por për një moment, mendova se isha në rrugën e duhur”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”. revista.one/