Shqipja i kërkon publikisht lekët borxh, shpërthen Mevlani: ‘Ajo gënjen. Më ka inat se e nxora zbuluar’
September 17, 2021Mevlan Shaba, ish-konkurrent i Për’puthen, i kthyer në një këngëtar, ka qenë i ftuari i parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA.
Pasi zbuloi gjithcka nga jeta e tij private, nga gruaja e tij në Gjermani, e deri tek ndjenjat për Ledianën, Mevlani sqaroi dhe historinë e lekëve borxh që i ka Shqipe Hysenaj.
Ester Bylyku: Mevlan, kam një kërkesë. Mikesha jonë e përbashkët Shqipja, kërkon lekët që i ke borxh. I ke marr 200 euro, kur do t`ia kthesh? I ke marr lekë xhepi apo si është kjo historia e borxhit?
Mevlan Shaba: Dua ta sqaroj njëhere e mirë këtë histori. Nuk i kam marr lekë xhepi borxh. Ajo ka qenë pjesë e klipit tim ‘Love Story’. Që kur e dëgjoi këtë këngë për herë të parë në grim më tha se dëshironte të ishte pjesë dhe këmbëngulte. I thash që do ta paguaja njësoj me vajzën tjetër, se Shqipja nuk është më e mirë. Kur përfundoi klipi, e mora me makinë dhe e dërgova në shtëpi.
Kemi qenë poshtë pallatit të saj kur i dhash 200 euro dhe më tha: Jo, nuk të marr lekë unë ty.
Rregullohemi herë tjetër bashkë. Pastaj si duket më mori inat se thash unë publikisht qe kërkoi vetë Shqipja të ishte pjesë e klipit dhe filloi të hapi fjalë sikur i kam lekë borxh.
Në një rrëfim si kurrë më parë për jetën e tij private përpara moderatores Ester Bylyku, Mevlani pranoi të bëhej pjesë e një loje.
Ester, i kërkoi Mevlanit të telefononte Antonelën dhe t`i shprehte dashurinë, si dhe t`i kërkonte të ishin bashkë.
Mevlan Shaba i kërkoi, madje aktroi në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa reagimi i Antonelës ishte epik.
“Normal, se ç’a kam ba unë për ty se ka ba kush…”, iu përgjigj Antonela.
‘Lediana nuk ia vlente, nuk e kam dashur kurrë’ Mevlan Shaba rrëfen për herë të parë të vërtetën e lidhjes
Një nga çiftet më të përfolura të show bizit shqiptar kanë qenë Lediana dhe Mevlani. Është thënë shpesh në media që ndjenjat e tyre nuk ishin reale dhe për herë të parë ka reaguar Mevlani duke treguar të gjithë të vërtetat e tij në ‘Glamour Zone’.
Bazuar në faktin që Lediana ishte e pranishme në këtë emision përballë moderatores Ester Bylyku, me deklarata bombastike për Mevlanin, ai vendosi t`ia kthejë me të njëjtën monedhë në sezonin e tretë të ‘Glamour Zone’.
Ester Bylyku: Ke rënë ndonjëherë në dashuri me shikim?
Mevlan Shaba: Vetëm një herë, por jo me atë që mendon ti. Është një vajzë me të cilën kam patur lidhje jashtë.
Ester Bylyku: Po nëse nuk e ke dashur Ledianën, cfarë ishte ajo që pa publiku shqiptar mes jush?
Mevlan Shaba: Ka qenë pëlqim, sepse e vlerësoja si person, por jo dashuri.
Ester Bylyku: A ke derdhur lot pas ndarjes me të?
Mevlan Shaba: Jo, më ka ardhur inat për mënyrën si erdhën gjërat por lot jo.
Ester Bylyku. Pasi një foto e tij në shtrat me Aristelën bëri xhiron e rrjetit, ai zbulon për herë të parë se çfarë po bënin ata bashkë.
Ester Bylyku: Ke postuar një foto në shtrat me Aristelën. Ishit të lidhur bashkë?
Mevlan Shaba: Nuk kam qenë në shtratin e saj sic thanë portalet por ishim në hotel bashkë. Jo nuk kemi qenë të lidhur.
Ester Bylyku: Çfarë po bënit në hotel?
Mevlan Shaba: Asgjë, kemi xhiruar klipin tim të ri.