Shqipja përballet me Gracianon: Ke promovuar prostitucionin…
May 25, 2021Përplasja e Shqipes me Gracianon është ndër debatet më të forta që kemi parë në sezonin e dytë të “Për’puthen”.
Sot, dy ish-konkurrentët u rikthyen në emision dhe patën një përballje mes tyre, ku Shqipja nuk duket aspak e penduar për çfarë ka thënë.
Shqipja: Ke promovuar prostitucionin!
Graciano: Unë kam thënë eksperiencën time. Unë nuk përfaqësoj asnjë komunitet, përfaqësoj veten time, e kam bërë për familjen time dhe e pranoj.
Shqipja: Ti mund të flasësh, por me disa terma të caktuar. Nuk më pëlqeu kur the kam shkuar me një çift, nuk kanë pse ta marrin vesh të gjithë shqiptarët
Graciano: Unë s’e kam problem
Shqipja: Mund të thuash që je biseksual, por jo në atë lloj formë. Unë nuk mund të rrija urtë, nuk më pëlqeu mënyra. Është shumë e shëmtuar
Graciano: Isha në takim me Tean, nuk isha me ty
Shqipja: Nuk jam penduar, do ta bëja sërish
Graciano: Mendimi yt… /TCH/