Shqiptarja Ava Max merr dy çmime në “LOS40 Music Awards 2022”

 Shqiptarja Ava Max merr dy çmime në “LOS40 Music Awards 2022”

November 6, 2022 0

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards 2022” që u zhvillua në qendrën WiZink në Madrid, Spanjë.

Në mesin e shumë emrave të njohur që morën pjesë dhe ishin gjithashtu të nominuar në disa kategori ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max.

Përveç kësaj, artistja 28-vjeçare rrëmbeu edhe dy çmime për këngët e saj, “Artistja ndërkombëtare e vitit” dhe për “videon më të mirë të vitit”.

Edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila nuk ishte e pranishëm në event u shpërblye me çmimin “Artistja më e mirë në koncert”.

Ndërkohë, Ava, emri i plotë i të cilës është Amanda Koci në ceremoni dukej magjepsëse e veshur me një fustan të zi saten dhe të gjatë.

Këngëtarja kompletoi pamjen me dy zinxhirë të gjatë që kishin të lidhur varëse kryq dhe i binin sipër dekoltesë.

Me një makijazh të theksuar, buzë të kuqe dhe flokët bionde që i la të sipër shpatullave, krijuesja e hitit “So Am I” rrëmbeu vëmendjen e publikut.

revista.one/