Shqiptarja e bllokuar në Kabul kërkon ndihmë, punonte për një OJQ ndërkombëtare
August 16, 2021Në Kabul ndodhet dhe një shqiptare! Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. MEPJ ka thënë se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.
“Informacionin për shqiptaren e kemi marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan”, njofton Ministria. Pasi situata u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve, ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli. MEPJ ka thënë se prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.
Talebanët e shpallën luftën në Afganistan të përfunduar, pasi morën nën kontroll pallatin presidencial në Kabul.
Rebelëve iu desh pak më shumë se një javë për ta arritur objektivin e tyre, pasi trupat ushtarake vendase, të stërvitura dhe të armatosura për 20 vjet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, dështuan.
Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi ditën e dielë.
Ndërkohë, trupat amerikane kanë marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, duke marrë në duar menaxhimin e trafikut ajror për të evakuuar stafin diplomatik të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.
Në aeroportin në fjalë ndodhen edhe shumë banorë të kryeqytetit afgan, të cilët duan të largohen për t’i shpëtuar sundimit të talebanëve.
revista.one/