Shqiptarja mahnit X-Factor Italia, juria italiane: E jashtëzakonshme, nuk gabon (VIDEO)

Shqiptarja mahnit X-Factor Italia, juria italiane: E jashtëzakonshme, nuk gabon (VIDEO)

October 12, 2024 0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Laura Fetahu vijon rrugëtimin e saj në Xfactor në Italia. Ajo u prezantua të premten në Bootcamp, fazën e dytë të përzgjedhjes së artistëve të rinj nga trajnerët.

23-vjeçarja ka marrë që në nisje të edicionit të spektaklit vlerësime nga trajnerët, çka ndodhi edhe në fazën e përzgjedhjeve të dyta, pasi u përzgjodh të vijojë më tej garën me talentet e tjera.

Laura, do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Lezzi

“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares.

revista.one/