“Shteti të sigurojë mbrojtjen time”, reagon sërish Klea Prenga për Antonela Berishën dhe motrën

“Shteti të sigurojë mbrojtjen time”, reagon sërish Klea Prenga për Antonela Berishën dhe motrën

September 8, 2024 0

Modelja 24-vjeçare, Klea Prenga ka reaguar sërish pas sulmit brutal që iu bë nga motrat Berisha, Antonela dhe Marinela, që mendohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, modelja tregon se i dashuri i saj nuk ishte i martuar, por vetëm se kishte një fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme.

“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan si fillim ajo.

Më pas Prenga shton se duhen të merren masa që të arrestohen menjëherë motrat Berisha, të cilat janë ende në kërkim.

“Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!”, përfundon 24-vjeçarja.

revista.one/