Shtyhet nisja e shkollës për në 27 shtator, vendimi bën lëmsh prindërit dhe mësuesit
August 20, 2021Sipas njoftimit të saj, mësimi do të nisë në datën 27 shtator, ndërsa theksohet se nxënësit të cilët duan të frekuentojnë orët e mësimit plotësues, që nis në 1 shtator, nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.
“Kemi vendosur që viti i ri shkollor të mos fillojë në datën 13, por në datën 27 shtator dhe këtë shtyrje prej dy javësh e kemi reflektuar edhe në strukturën e vitit shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Shkolla do jetë e hapur që në 1 shtator dhe mësuesit do jenë aty nga 1 shtatori dhe gjatë kësaj periudhe kohore nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndryshe nga mësuesit dhe stafet shkollore.
Ju siguroj që në si ministri sëbashku me të gjitha strukturat do punojmë maksimalisht të gjitha masat për të garantuar një vit shkollor të suksesshëm”, tha Kushi.
Si rezultat i shtyrjes së nisjes së vitit të ri shkollor 2021-2022, do të shtyhet edhe mbyllja e tij.
revista.one/