Shuhet ikona e Festivalit të 11-të, këngëtari Sherif Merdani

Shuhet ikona e Festivalit të 11-të, këngëtari Sherif Merdani

August 29, 2021 0

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare artisti i njohur Sherf Merdani. 

Mësohet se artisti vdiq nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për 16 vite burg. Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij,përfunduan në burg.

Kush është Sherif Merdani

Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Pas Festivalit të 11-të, si edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.

revista.one/