Si ishin Anxhela Peristeri, Anjeza Maja, Albana Osmani, Drenusha Latifi, Liberta Spahiu në Miss Albania 2001

Si ishin Anxhela Peristeri, Anjeza Maja, Albana Osmani, Drenusha Latifi, Liberta Spahiu në Miss Albania 2001

September 3, 2025 0

Një video e vitit 2001, që po qarkullon në rrjetet sociale ditët e fundit, ka sjellë një rikthim nostalgjik për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për konkursin e bukurisë “Miss Albania 2001”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të asaj kohe, ku morën pjesë shumë vajza të bukura nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e saj.

Interesant është fakti se disa nga konkurrentet e atëhershme janë sot emra shumë të njohur në botën e medias dhe muzikës shqiptare, si Anjeza Maja, Anxhela Peristeri, Albana Osmani, etj.

Në mesin e tyre, në video shihet prezantuesja nga Prishtina, Liberta Spahiu, e cila sot është një nga figurat më të dashura të ekraneve në Kosovë.

Po ashtu, pjesë e konkursit ishte edhe këngëtarja dhe modelja e njohur Drenusha Latifi, e cila në atë kohë ishte ende në fillimet e saj.

Në pamje bie në sy edhe Anxhela Peristeri, e cila vite më vonë u bë një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Në video nuk mungon as prezantuesja e njohur shqiptare Albana Osmani, e cila gjithashtu e nisi rrugëtimin e saj publik përmes këtij konkursi.

Konkursi i vitit 2001 shihet sot si një moment i veçantë, pasi përveçse ishte një garë bukurie, ai rezultoi të ishte një trampolinë e vërtetë për shumë vajza të talentuara që më vonë ndërtuan karriera të spikatura në muzikë, televizion dhe showbiz.

revista.one/