E pazakontë! Lopa gëlltit unazën e martesës së fermeres/ Romiri: Kontrolloje kur ta bëjë

E pazakontë! Lopa gëlltit unazën e martesës së fermeres/ Romiri: Kontrolloje kur ta bëjë

April 5, 2026 0

Një moment tejet i pazakontë dhe gazmor ndodhi gjatë spektaklit Ferma VIP, ku protagoniste ishte Sara Karaj. Një nga lopët e fermës “humb” unazën e diamantit të Sarës, duke e gëlltitur papritmas.

Gjithçka është bërë publike nga moderatorja Arbana Osmani e cila ka ndarë në rrjetet sociale një bisedë të brendshme të stafit, duke zbuluar një incident të papritur: një lopë ka gëlltitur unazën me diamant të Sarës.

Sipas mesazheve të publikuara, një anëtare e stafit njofton fillimisht për ngjarjen, ndërsa më pas situata merr një kthesë humoristike, pasi banorët kanë nisur të presin rikuperimin e aksesorit në mënyrën më të pazakontë të mundshme.

Postimi i Osmanit u shoqërua me përshkrimin ironik: “Lajmet që (nuk) duam”, duke kthyer këtë episod në një nga momentet më të komentueshme dhe argëtuese të këtij edicioni.

Tani mbetet për t’u parë nëse unaza do të kthehet tek pronarja e saj, apo do të mbetet një nga ngjarjet më komike të Ferma VIP. 

revista.one/