Simboli i shqiponjës, Ardit Gjebrea i kthehet gazetës serbe: Jeni të sëmurë mendorë!

Simboli i shqiponjës, Ardit Gjebrea i kthehet gazetës serbe: Jeni të sëmurë mendorë!

May 20, 2021 0

Producenti dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea reagon i revoltuar ndaj artikullit të gazetës serbe për Anxhela Peristerin.

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Në InstaStory-n e tij, Gjebrea ka publikuar si foto artikullin e medias serbe, mbi të cilën ka shkruar:

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.

revista.one/