Simpatia e modeles/ Rritu Marash se Lei nuk i ha kumbullat e tharta!

Simpatia e modeles/ Rritu Marash se Lei nuk i ha kumbullat e tharta!

August 1, 2021 0

Moderatorja Lei Kraja ka thënë se nuk i pëlqen të dalë në takim me meshkuj më të vegjël se ajo në moshë. Gjithashtu, tregoi edhe emrin e futbollistit që e konsideron më simpatik.

“Këtu në Shqipëri ka shumë (futbollistë simpatikë). Nuk është se kam ndonjë specifik”.

“(Marash) Kumbulla më pëlqen, duke qenë se është dhe shkodran, edhe do bëhet një super yll, jam e sigurt. Më pëlqen më shumë Kumbulla. Edhe nga ana e pamjes është i mirë”, është shprehur bukuroshja për emisionin Pushime On Top.

E pyetur nëse do ta kishte pranuar ftesën për takim me të, ajo ka thënë: “Është më i vogël se unë edhe unë nuk takohem me djem më të vegjël. Është simpatik”.

“ Kurrë nuk kam dalë në takim me një djalë më të vogël. Nuk e di pse, nuk më ka qëlluar, nuk më ka rastisur, por më pëlqejnë djemtë që janë më të pjekur”, ka thënë ajo më tej.

revista.one/