Sindi: I dashuri im është prishtinali, për virgjërinë jam betuar, nuk flas më
October 1, 2021Mbase nuk arriti ta gjejë dashurinë e jetës në programin televiziv përpara të gjithë shqiptarëve, por padyshim që fati i ka buzëqeshur Sindi Locit pak muaj më vonë.
Sindi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku për herë të parë foli për djalin që i ka marr zemrën. Madje ajo e quajti Princin e saj të kaltër ‘Një Mrekulli.
Sindi Loci: Po, dhe jam shumë e dashuruar.
Ester Bylyku: Na trego pak më tepër për këtë djalin, si jeni njohur, a ja u dinë prindërit?
Sindi Loci: Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.
Ester Bylyku: Po familja?
Sindi Loci: Ata e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij.
Ester Bylyku: Nga është fatlum?
Sindi Loci: Nga Prishtina.
Sindi ra në sy të publikut pasi pranoi se i është përkushtuar shkollës dhe nuk ka pasur kohë për një lidhje stabël ndaj ishte e virgjër. Por pasi pranoi lidhjen me bukuroshin nga Kosova, çfarë ka ndodhur me të? Sindi e preku ketë pjesë në rubrikën ‘Pyetje Hot’.
E pyetur nga moderatorja e emisionit Ester Bylyku nëse tani që është në një lidhje gjërat kanë ndryshuar për të, Sindi preferoi të marr specin djegës dhe tha: Jam betuar që nuk flas më për këtë pjesë. Më mirë po digjem me spec. (qesh)
RtvOra