“S’jam vrasës, por mos më detyroni”, mesazhi që Aldi Rama la pas me tatuazhin në krah

“S’jam vrasës, por mos më detyroni”, mesazhi që Aldi Rama la pas me tatuazhin në krah

September 29, 2021 0

Aldi Rama, vrasësi i efektivit të policisë, Saimir Hoxha, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës.

21-vjeçari nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagës me armë zjarri, për të cilin deri tani thuhet se e ka shkaktuar vetë ai.

Pak orë pas ndarjes nga jeta e të riut u publikua edhe fotoja e tij nga vendi ku u gjet i shtrirë përtokë nga efektivët e policisë. Ajo që u vu re nga kjo foto ishte edhe një tatuazh me mbishkrim në krahun e tij.

“Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni”, është përkthimi fjalë për fjalë i asaj që ka shkruar. Duket se frymëzimin e ka gjetur tek një prej këngëve të 2Pac ( I ain’t a killer but don’t push me)

Aldi Rama ishte me origjinë nga Librazhdi, jetonte i vetëm me gjyshen dhe gjyshin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.

Në vitin 2019 Aldi Rama është arrestuar nën akuzën e vjedhjes dhe posedim kanabis. I riu i kishte vjedhur telefonin të dashurës dhe më pas ajo e kishte denoncuar në polici edhe për dhunë fizike.

revista.one/